EMRI| Shqiptari nga Kosova vret pronarin serb të një lokali në Gjermani

29 Prill 2024 | 10:48

Nja 52-vjeçar me origjinë nga Kosova, dyshohet se ka ekzekutuar me armë një shtetas serb, të moshës 32-vjeçare, në Gjermani.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur jashtë një restoranti në qytetin e Düsseldorf.

Sipas mediave nga Kosova personi i arrestuar është shtetasi Rustem Llapi, ndërkohë që viktima është identifikuar si Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb.

Ky i fundit është i njohur në botën e sportit për arte marciale.

Mediat gjermane raportojnë se konflikti ndodhi jashtë ambienteve të restorantit në pronësi të 32-vjeçarit, në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt.

Sipas dëshmive, në lokal ka pasur një përplasje mes 52-vjeçarit shqiptar dhe pronarit serb.

Më pas debati ka vazhduar dhe në ambientet e jashtme, ku debati u khye në një konfrontim me armë.

Shqiptari nxori armën dhe qëlloi disa herë ndaj 32-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend, për t’u arrestuar më pas nga policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026