Iu gjetën në shtëpi rreth 400 mijë euro, Prokuroria kërkon burg për kirurgun e QSUT, akuzohet për pastrim parash

13 Shkurt 2021 | 10:55

Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për mjekun e QSUT, Edvin Prifti.

Me vendim gjykate, kardiokirurgu kishte marrë masën e pezullimit nga detyra, por prokuroria pas kontrollit në banesën e tij kërkoi t’i shtohet akuza e pastrimit të parave.

Dy ditë më parë në shtëpinë e mjekut Edvin Prifti, SPAK gjeti dhe sekuestroi një sasi të madhe parash cash, përfshirë 250 mijë euro dhe 160 mln lekë.

Edvin Prifti doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Hoxha. Prifti kishte komunikuar me sekretaren e Gjykatës Krujë, ku kjo e fundit i kërkonte favor për të asistuar në operacionin e nënës së saj.

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, pasi i ktheu lirinë disa prej eksponentëve kryesorë të krimit në Shqipëri, përfundoi vetë në pranga. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) urdhëroi arrestimin e saj në sallën e gjyqit dhe të një grupi prej 9 personash, të përfshirë në këtë skemë korruptive dhe kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026