Kryeministrja e Italisë njofton kandidimin në zgjedhjet europiane të qershorit

29 Prill 2024 | 14:00

Giorgia Meloni është zyrtarisht kandidate në zgjedhjet euro-parlamentare të qershorit. Nga podiumi i një konference të partisë së saj, Vëllezërit e Italisë, të mbajtur në Peskara, kryeministrja njoftoi se do të kandidojë.

Në skenë, Meloni kujtoi sfidat e mëparshme elektorale evropiane, si ato të 2014-s, kur partia nuk arriti kuorumin prej 4 për qind; si dhe ato të 2019-s, kur arriti 6.5 për qind. “Në 6 vite jemi rritur me nga 2 për qind. Ndërsa në tre vitet e fundit kemi arritur në 26.5 për qind”, deklaroi Meloni.

Ajo theksoi se nuk e konsideron këtë arritje si një motiv për t’u ndjerë e kënaqur, por si një detyrim për të vijuar më tej punën.

“I kujtoj vetes dhe të gjithëve ne se ajo që kemi fituar nuk do të zgjasë përjetë. Ne duhet të vazhdojmë ta meritojmë këtë arritje”, tha Meloni.

Kryeministrja u shpreh më tej se, në këto vite qeverisje Italia është kthyer në qendër të politikave evropiane dhe ndërkombëtare.

Më tej ajo vlerësoi ekzekutivin e saj për marrëveshjet me Tunizinë dhe Egjiptin për menaxhimin e emigrantëve dhe sulmoi të majtën që kërcënoi të dëbonte kryeministrin shqiptar Edi Rama nga radhët e socialistëve.

“Kjo, vetëm sepse ai guxoi dhe u tregua i gatshëm ndaj qeverisë së qendrës së djathtë për të ndihmuar Italinë”, theksoi Meloni, duke shtuar se, në vend të kërcënimeve, Rama duhej falënderuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026