Hidhnin skedina me celularë, arrestohen 4 persona në Korçë

29 Prill 2024 | 16:25

Policia e Korçës ka proceduar penalisht 4 shtetas të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Shtetasit A. R., 33 vjeç, K. M., 30 vjeç, P. L., 39 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, u ndaluan gjatë kontrolleve të policisë në lagjet nr. 10 dhe nr.15.

Atyre iu gjetën 4 aparate celularë të cilat I përdornin për vënien e basteve sportive online.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur 4 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 33 vjeç, K. M., 30 vjeç, P. L., 39 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në lagjet nr. 10 dhe nr.15, Korçë, iu gjetën këtyre shtetasve, nga një celular, që dyshohet se e përdornin për vënien e basteve sportive. 4 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026