“50 parashutistë italianë”/ Çelet sezoni turistik në aerodromin e Gjirokastrës

29 Prill 2024 | 17:50

Mbërritja e disa avionëve sportivë nga Italia dhe Kosova si dhe 50 parashutistëve italianë çelën sezonin turistik në aerodromin e Gjirokastrës.

Gjatë fundjavës në këtë aerodrom janë zhvilluar fluturime me avionë sportivë dhe hedhje me parashutë, aktivitete, të cilat tërhoqën vëmendjen e turistëve dhe banorëve të qytetit të gurtë.

“Është viti i tretë që vijmë organizojmë aktivitetin e parashutizmit në Gjirokastër dhe kërkesat nga të huajt rriten gjithmonë dhe më tepër dhe prezenca e parashutistëve kësaj radhe është akoma e shumtë, do vijnë përsëri parashutistë të tjerë në momentin që do të ketë më shumë shërbime që i ofrohen këtij aerodromi”.

Tashmë Gjirokastra do të mirëpresë edhe turistët nga Kosova të cilët preferojnë të fluturojnë me avionët e vegjël.

“Është vështirë të jepet një numër këtij interesimi potencial por duke marrë parasysh numrin e madh të kosovarëve që vijnë në Shqipëri për pushime, për wekend, për festa është shumë reale të pritet që numri i të interesuarve me ardhë në vijë ajrore të jetë i madh”-theksoi Dukagjin Maxhuka.

“Në aspektin e aviacionit të përgjithshëm besoj që Gjirokastra ka vendin e vet dhe do të ketë sukses

-Pra do të vijnë turistë nga Kosova?

Unë shpresoj që po”-theksoi Bujari Gosalici.

Gjirokastra përzgjidhet nga turistët italianë si dhe shtetet e tjera që janë të apasonuar pas fluturimit dhe dëshirojnë të vizitojnë Jugun e vendit.

“Për zhvillimin e turizmit në Jug të Shqipërisë, aeroporti i Gjirokastrës është vendi perfekt sepse ndodhemi pak minuta larg Sarandës, Butrintit, Syrit të Kaltër, kështu që janë vende të mrekullueshme, që turistët jo vetëm Italianë por edhe nga vendet e tjera mund të fillojnë ti vlerësojnë”-tha Masimiliano Chiani.

“Unë ndodhem këtu në aerodromin e Gjirokastrës për të provuar emocionet që ofrojnë sportet e ajrit, ju rekomandoj të gjithëve që të vijnë këtu”

Prej dy vitesh aerodromi i Gjirokastrës është çertifikuar për fluturimet dhe aktivitetet turistiko-sportive ndërsa synohet të shndërrohet në një nyje të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Jug të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026