Sulmet izraelite në Gaza, të paktën 40 të vrarë në një ditë

29 Prill 2024 | 21:54

Sulmet ajrore izraelite vranë të hënën të paktën 40 palestinezë, me më shumë se gjysmën e të vdekurve në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku bombat goditën tre shtëpi, raporton Reuters.

Në qytetin e Gazës, në veri të enklavës, avionët luftarakë izraelitë goditën dy shtëpi, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Me rënien e natës, një sulm ajror izraelit në një shtëpi në kampin e refugjatëve Al-Nuseirat në Rripin qendror të Gazës, ku u vranë tre palestinezë, duke përfshirë një gazetar lokal, thanë mjekët dhe mediat e Hamasit.

Gjashtë persona të tjerë u vranë në zona të tjera qendrore të Gazës në sulme të veçanta ajrore izraelite, shtuan ata. Ushtria izraelite të hënën tha se dy ushtarë u vranë në qendër të Gazës të dielën.

Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, aleat të Hamasit, tha se hodhi raketa në Izrael të hënën, duke sinjalizuar se grupi ishte ende në gjendje të kryente sulme me raketa pas gati shtatë muajsh ofensivë ajrore dhe tokësore izraelite.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026