Moti i acartë, ministrja Balluku: Ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë deri të hënën

13 Shkurt 2021 | 11:02

Për shkak të motit të keq, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u është drejtuar me një apel drejtuesve të automjeteve, ku u kërkon të evitojnë lëvizjet nëpër akset kombëtare deri në normalizimin e situatës.

Ajo tha se situata në rrugë është ekstreme për shkak të stuhisë së dëborës, e cila ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimin në akset rrugore si ato kombëtare dhe ato që lidhin qytetet dhe fshatrat. Situata është ekstreme, pavarësisht se borëpastrueset janë në krye të detyrës, por është një situatë që nuk përballohet lehtë”, tha Balluku.

Ministrja konfirmoi se duke nisur nga sot në mbrëmje deri të hënë në mëngjes do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë. Sipas saj, kjo masë është marrë pasi këto automjete krijojnë pengesë për mjetet borëpastruese.

“Duke nisur nga sonte ora 20:00 do të ndalohen qarkullimet e automjeteve të rënda, të cilat krijojnë problem dhe bllokojnë borëpastruese. Deri të hënën në mëngjes në orën 08:00 të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohen të qarkullojnë në akset kombëtare”, tha ministrja Belinda Balluku.

Lexoni gjithashtu:

Të bllokuar në rrugë prej dëborës, qytetarët bëjnë apel për ndihmë

Moti me shi dhe dëborë mbulon rrugët e vendit, ARRSH apel për kujdes

Moti i ftohtë mbyll shkollat për katër ditë, mësimi vijon online

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026