Borxhi 85 mld lekë, OSHEE: Skema lehtësuese për debitorët deri në fund të vitit 2024
Faturat e papaguara në vite të energjisë elektrike janës 85 mld lekë. Nga këto, 60 mld i përkasin familjarëve, ndërsa pjesa tjetër është borxh i papaguar nga institucionet publike, kryesisht ujësjellësit.
Për shlyerjen e këtyre faturave, OSHEE aplikon aktmarrëveshje me këste lehtësuese, të cilat kanë nisur nga muaji prill.
Deri më tani janë 680 aktmarrëveshje me familjarë, ku më shumë se gjysma e kanë paguar detyrimin e plotë dhe për këtë kanë përfituar reduktim të borxhit deri në masën 70%.
Ndërkohë, entet buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast se shlyejnë të plotë detyrimin.
Në skemat e aktmarrëveshjeve që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëm ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive që i përkasin vitit 2023 e në vijim.
Vitin e kaluar OSHEE ka arkëtuar një nivel prej 99.3%, krahasuar me 98% të arritur në vitin 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet