Pranvera shton virozat/ Elbasan, përgjatë 24 orëve 200 qytetarë kërkojnë trajtim
Ndryshimi i temperaturave të ajrit në këtë fund prilli ka shtuar numrin personave që kërkojnë ndihmën e mjekëve. Në urgjencën e spitalit të Elbasanit thuajse çdo ditë paraqiten 200 pacientë që shfaqin simptoma gripi.
“Në këtë kohë të ndryshimeve klimaterikë ne kemi një rritje të rasteve të cilat janë paraqitur në urgjencë. Shkojnë në 200 raste për çdo 24-orë, me shenja të tilla sikurse është temperaturë e lartë. Janë urgjenca që duan medoemos një ndihmë të parë nga urgjenca”-tha Ergys Mici, shefi i urgjencws Elbasan.
Shefi i urgjencës së Elbasanit thekson se veç virozave pacientet paraqiten edhe me komplikacione të ndryshme, si ato kardiake apo edhe cerebrale.
“Ajo që ne duhet të kemi kujdes janë rastet që kanë probleme kronike. Pasi ndryshimet klimaterike fillojnë tek rastet të cilat kanë sëmundje sidomos tek rastet kardiake, pulmonare, rastet të cilat janë me një imunitet të ulet apo rastet që janë me kimioterapi, duhet të kenë kujdes temperaturat e larta”- shtoi Ergys Mici.
Sipas mjekut, virozat prekin më shumë ata persona që kanë imunitet më të dobët, si moshat e treta dhe fëmijët. Për të shmangur dyndjet në dyert e urgjencës, shefi i këtij shërbimi u ka bërë thirrje qytetarëve që për problemet shëndetësore të shfaqura, fillimisht t`ju drejtohen mjekëve të familjes ne qendrat shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq