Kapja e mbi 37 mijë kubikëve me kanabis, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim

1 Maj 2024 | 11:34

Një 48-vjeçar, i shpallur në kërkim për kultivim droge, është arrestuar këtë të mërkurë nga policia e Shkodrës.

Shtetasi i arrestuar është një prej dy autorëve, të cilët në fshatin Luarz, Velipojë, kishin përgatitur kubikë me kanabis me qëllim kultivimin në tokë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër  kapën dhe vunë në pranga shtetasin P. L., 48 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasi N. L., 38 vjeç (i cili u arrestua gjatë operacionit, më datë 28.03.2024), në fshatin Luarz, Velipojë, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë cannabis, me qëllim kultivimin në tokë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit,...
16:01 | 26/07/2026