Punëtorët në Kosovë protestojnë për kushte më të mira pune

1 Maj 2024 | 11:47

Punëtorë e aktivistë e kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve në Prishtinë me kërkesa për përmirësim të kushteve të punës.

Në marshin e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), pjesëmarrësit u nisën drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë me pankarta të shumta, shkruan REL.

“Duam dialog për realizimin e kërkesave tona”, “Kërkojmë të ngrihet vlera e koeficientit” e “Qeveri, realizo kërkesat tona, parandalo veprimet tjera sindikale” ishin disa nga mesazhet të shfaqura nëpër pankarta.

Gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro. Vitin e kaluar, vlera e koeficientit ishte 105 euro, por aktivistë të shumtë kanë kërkuar që kjo vlerë të rritet më shumë për shkak të rritjes së çmimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026