Vjosa Osmani fton gratë dhe vajzat të marrin pjesë në zgjedhje: Barazia fillon te kutitë e votimeve
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të dalin masivisht për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Osmani e cila garon si e dyta në listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi shfrytëzoi të drejtën e saj për të votuar, ftoi veçanërisht gratë dhe vajzat e Kosovës që të marrin pjesë në këtë proces, pasi pohoi se barazia fillon te kutitë e votimeve.
“Natyrisht që është një ditë e ftohtë, por i ftojë gjithë qytetarët tanë masivisht të marrin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin. E një ftesë e veçantë për gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës që të marrin pjesë në këtë proces, sepse barazia fillon tek kutitë e votimeve”, tha ajo.
Znj. Osmani e cilësoi ditën e sotme si ditë të bardhë, ku qytetarët do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre.
“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë pa dallim përmes vullnetit të tyre të lirë do të përcaktojnë të ardhmen e vendit të tyre. Shtëpisë sonë të përbashkët, do ta përcaktojnë fatin e vendit, por edhe të tyre individual”, tha ajo.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut