Revolta e juristit: Sindikatat në Shqipëri u bënë si partitë, zgjatime të tyre

1 Maj 2024 | 22:16

Juristi Gent Serjani është shprehur se sindikatat në Shqipëri janë bërë si partitë politike dhe në njëfarë mënyre janë zgjatime të tyre.

Komentet Serjani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se sindikatat në vendin tonë kanë të njëjtën strukturë me ato të para viteve 90-të.

Ai foli edhe për sindikatat e reja, që sipas tij, kanë një ndryshim nga ato të vjetrat, pasi janë në mbrojtje të punonjësve dhe kanë organizuar edhe protesta për të drejtat e tyre.

“Ne sot nuk kemi një mbrojtje nga ana e institucioneve dhe qeverisë ndaj punëtorëve. Këto janë shqetësimet kryesore dhe unë iu bashkova sot sindikatave të reja. Sepse po të shohim historikun e sindikatave në vendin tonë, më duket sikur është e njëjta gjë me atë që ka ndodhur me partitë politike në vendin tonë.

Pas 90-ës u krijuan 2 parti që kishin të njëjtën përbërje me të njëjtët persona që ishin po pjesë e partisë së mëparshme. Edhe sot sindikatat kanë thuajse të njëjtën strukturë me ato të para viteve 90-të.

Një sindikatë bëhet më e fortë kur vjen një forcë politike dhe tjetra nuk vjen në pushtet forca tjetër politike. Edhe sindikatat po të shohim janë zgjatime të partive politike. Ndërsa sindikatat e reja kanë krijuar një marrëdhënie ndryshe me punonjësit. I kanë mbrojtur dhe i mbrojnë, si dhe kanë protestuar për të drejtat e punonjësve”, tha Serjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026