Artisti nga Kosova “pushton” çatinë e Met në New York me “Abetare”
Artisti i lindur në Kosovë, Petrit Halilaj (l. 1986) këtë javë zbuloi një ekspozitë në një kanavacë shumë të veçantë në çatinë e Muzeut ikonik Metropolitan të Artit të Nju Jorkut .
Kjo vepër e fundit e projektit të tij të gjerë “Abetare”, e shfaqur për herë të parë në vitin 2015, bazohet në kërkime të gjera, duke përfshirë rreth 3,000 doodle (shkarravina) që ai gjeti në tavolinat e klasës si në shkollën e tij të mëparshme në Kosovë ashtu edhe në vende të tjera të Ballkanit.
Sipas Euronews Culture, për instalimin e tij të parë të madh në natyrë, Halilaj ka krijuar një koleksion skulpturash, interpretime 3-D të “doodle” në majë të Met.
Edhe pse lozonjare, veprat e tij prej çeliku dhe bronzi përfshijnë një merimangë, lule dhe yje, për shembull, skulpturat janë një ilustrim prekës i kujtesës kolektive dhe një vështrim brenda mendjes dhe imagjinatës së nxënësve të shkollës që rriten gjatë ose në vazhdën e ndarjes dhe konfliktit brutal.
“Shkarravinat e rastësishme të nxënësve të shkollave të bëra në tavolinat e tyre në momente mërzie apo shpërqendrimi zbulojnë fantazitë dhe ëndrrat e mendjes së tyre”, shpjegon artisti.
Vetë titulli i ekspozitës,”Abetare” është një shenjë e shkollimit që iu mohua mijëra fëmijëve gjatë konflikteve të viteve 1990.
Për Halilajn, i cili u detyrua si fëmijë i vogël të zhvendosej nga Kosova për shkak të luftës, arti u bë një formë terapie, ndaj projekti është një projekt thellësisht personal.
LEXONI GJITHASHTU:
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë


