“Ekuilibri” në jetën e njeriut, performancë artistike në muzeun “Kadare”

1 Prill 2024 | 17:34

Fundjava kulturore në Gjirokastër prezantoi një aktivitet të veçantë në mjediset e Muzeut ” Kadare”. Artisti Erdit Asllanaj solli për artdashësit performancën artistike të titulluar “Ekuilibër”.

I njohur si aktor në interpretimin e roleve në skenë dhe ekran kësaj radhe performoi për publikun në instrumente të ndryshme muzikorë.

“Ekuilibër” mes të tjerash përcolli për publikun mesazhin e gjetjes dhe domosdoshmërisë së ekuilibrit në jetën e njeriut.

“Ishte e mrekullueshme sepse për herë të parë ishte një provë, një eksperiment, për mua ishte vërtet e mrekullueshme i gjithë ambienti, e gjithë atmosfera edhe publiku, ideja është që ne si aktorë, si artistë gjithmonë duhet të jemi në kërkim të rrugëve të reja sepse klasiket ato që bëjmë janë aty, do jenë, do rijenë, do rivihen por zgjodha këtë mënyrë, një mënyrë tjetër për të provuar veten dhe për të gjetur rrugë të reja pse jo dhe mbi të gjitha për ti shtuar vlera këtij qyteti që është si teatër, që është kaq i bukur”,-aktori Erdit Asllanaj

“Kjo performancë është një vlerë e shtuar në aspektin kulturor të qytetit, një aktivitet i cili mendoj duhet të shtrihet edhe në disa pika të tjera të qytetit, sepse për mendimin tim qyteti i Gjirokastrës është një skenografi ku aktivitete të tilla i bëjnë shumë mirë qytetit sepse ka një ndërthurje ndërmjet aktiviteteve kulturore dhe turizmit”,-tha Aleksandër Kondi, artist.

Tashmë Muzeu “Kadare” është kthyer në qendër të organizimit të aktiviteteve kulturore, të cilat po tërheqin artdashësit vendas dhe të huaj në Gjirokastër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026