Pandemia rriti obezitetin, OBSH: Fëmijët shtuan orët e qëndrimit pasiv

2 Maj 2024 | 16:49

Pandemia e COVID 19 ka përfunduar por pasojat e saj, vazhdojnë të ndihen ende në shumë fusha e veçanërisht atë shëndetësore. Një raport i ri i OBSH për Evropën ka konfirmuar lidhjen  midis pandemisë dhe rritjes së shkallës së obezitetit tek fëmijët 7 deri në 9 vjeç.

Ekspertët e shëndetësisë botërore kanë faktuar se izolimi i fëmijëve çoi në më shumë orë para ekranit, më pak aktivitet fizik, duke pasqyruar një rritje të fëmijëve mbipeshë.

Mes 50 mijë fëmijëve të pyetur në 17 shtetet, përgjatë viteve 2021-2023 u pa se 36% e tyre shtuan kohën e kaluar përpara televizorit, duke luajtur lojëra në internet ose duke përdorur mediat sociale gjatë ditëve të javës, dhe 34% rritën kohën e tyre rekreative në ekran gjatë fundjavave.

Sa i takon aktiviteti fizik, 28% e fëmijëve dëshmuan se  ulën kohën e aktivitetit fizik në natyrë gjatë ditëve të javës, dhe 23% përjetuan një rënie në fundjavë.

3 vitet e pandemisë së COVID 19, ndikuan dhe në shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve. Sipas të njëjtit studim mësojmë se  42% e fëmijëve raportuan rënie të lumturisë dhe mirëqenies, ndërkohë që 1 në 5 fëmijë raportoi se ndihej më shpesh i trishtuar; dhe 1 në 4 ndihej më shpesh i vetmuar.

Megjithatë, pandemia regjistroi dhe një faktor pozitiv sa i takon gatimit të vakteve në shtëpi dhe konsumit të tyre së bashku në familje si dhe gatimit të tyre së bashku me fëmijët.

Për ekspertët ky studim është një kambanë alarmi, pasi 1 në 3 fëmijë në Europë jeton me mbipeshë dhe obezitet dhe tashmë konsumi i frutave dhe perimeve është i ulët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026