Italia planifikon të vendosë karantinë pesë-ditorë për udhëtarët nga BE
Italia po mban bisedime mbi një karantinë pesë-ditore për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt vendit, nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
Udhëtarëve gjithashtu do t’u kërkohet edhe një tampon përpara mbërritjes në Itali dhe një pas përfundimit të periudhës sa karantinës.
Masa të tilla janë në fuqi për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Italisë nga shtete jashtë Bashkimit Europian.
Gjermania gjithashtu njoftoi të martën se do rriste kontrollet në kufijtë tokësore për 8 deri në 14 ditët e ardhshme.
“Nuk ka rëndësi nga vini, Polonia, Franca apo Danimarka, të gjithë duhet të kalojnë kontrollet e nevojshme”, tha ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.
Këto kufizime të reja vijnë pasi Europa po përjeton një valë të tretë të COVID-19, si pasojë e rritjes së infektimeve me variantin britanik.
OBSH njoftoi se gjatë javës së fundit në Europë u regjistruan 1,648,346 raste të reja dhe 23,820 viktima.
Lexoni gjithashtu:
- Shqipëria pjesë e traktatit botëror për pandeminë, bashkëpunim për të përballuar emergjencat
- Në shpëtim të sezonit turistik, marrëveshja Greqi-Serbi, të pranohen edhe certifikatat me vaksinat ruse e kineze
- Origjina e virusit COVID-19, pritet raporti i OBSH-së, përjashtohet teoria e krijimit në laborator
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet