Gjykata Europiane rrëzon përdorimin e bisedave në Encrochat dhe SkyECC si provë

2 Maj 2024 | 17:12

Gjykata Europiane e Drejtësisë rrëzon perdorimin si provë ne proceset gjyqësore penale, të bisedave të përfituara nga rrjetet e enkriptuara Encrochat dhe SkyECC.

Megjithatë nuk dihet nëse vendimi i Gjykatës me seli në Luxembourg ka juridiksion vetëm në vendet e BE apo duhet të jetë i detyrueshëm edhe për autoritetet shqiptare.

Në vendin tonë janë dhjetëra persona te arrestuar, biznesmenë, ish-policë e ish-prokurore, personazhe te botës se krimit te cilët janë vënë e pranga pikërisht pas zbardhjes se bisedave ne SKAY ECC

Në këtë vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë parim “gurin themelor” të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhrin Europian të Hetimit Penal, të verifikohen nga autoriteti gjyqësor i vendeve të tjera, nese janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendshme dhe nëse janë në harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.

Këto konkluzione të GJED, duket se, jo vetëm konfirmojnë përfundimet e vendimit të datës 29/02/2024 të Seksioneve të Bashkuara Penale të Gjykatës së Kasacionit në Itali, (për çështjet e lidhura me transkriptet e bisedave të përgjuara në platformën SkyECC), por kanë thelluar më tej qëndrimin në favor të drejtave të të dyshuarve si përdorues të aplikacioneve të enkriptuara, transkriptet e të cilëve kanë ardhur me letërporosi nga Gjykata Franceze. Kujtojmë se Seksionet e Bashkuara krahës përcaktimit se mesazhet (transkriptet) e shkëmbyera në platfomën SKYECC, janë rezultate të përgjimeve, për përdorimin e tyre si provë në procesin penale, kërkuan që autoritetet gjyqësore italian “të verifikojnë respektimin e të drejtave themelore (të të dyshuarit), duke përfshirë të drejtën e mbrojtjes dhe garantimin e një gjykimi të drejtë”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026