Marrëdhënia Rama-Veliaj, Arian Çani: Ja çfarë di unë pasi shkoi në SPAK
Gazetari Arian Çani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë Tiranë me rastin e dhënies së titullit Qytetar Nderi për Ali Ahmetin.
Teksa kjo vizitë vjen pas paraqitjes së Veliajt në SPAK dy ditë më parë, Çani u shpreh se nuk beson që Rama të ketë “lëshuar” Veliajn, sepse përndryshe sipas tij do ta shmangte këtë ceremoni që mund ta kishte organizuar diku tjetër dhe jo në bashki.
“Unë mbroj hipotezën që për mua Rama nuk e ka lëshuar Veliajn dhe kam një arsye të mendoj kështu, se Veliaj është një nga gur i madh themeli për fushatën për zgjedhjet që po vijnë dhe bëj një llogari të thjeshtë, kjo udhëheqje e PS nuk e fsheh më lojën, nuk shkon me kartën e ndershmërisë. Janë duke shkuar me kartën që faji është individual, nëse keni gjë për mua, thotë Rama, shkoni në SPAK, të njëjtën gjë po bën edhe Veliaj. Nëse e ka shitur a i intereson? Kush do jetë kali i tij i betejës 1 vit para zgjedhjeve, Veliaj ka krijuar një strukturë të fortë, edhe ekonomike. Nëse do e kishte shitur, Rama nuk do shkonte fare sot në bashki, mund të ndryshonte protokollin dhe ta organizonte ceremoninë në një vend tjetër”, tha Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protestat/ Veliaj: Do ta çoj Tiranën përpara, njerëzit e dhunës janë pakicë
- Analisti: Paraqitja e Veliajt në SPAK nuk përbën çudi
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng