Protestat/ Veliaj: Do ta çoj Tiranën përpara, njerëzit e dhunës janë pakicë

1 Maj 2024 | 15:53

Kryebashkiaku i Tranës, Erion Veliaj ka folur për protestat e opozitës dhe sulmet që janë bërë ndaj tij, gjatë ditëve të fundit. Ai i cilëson ata një pakicë të dhunshme, të cilët nuk mund të fitojnë përballë njerëzve të punës.

Ata që dalin e protestojnë para bashkisë Tiranë dhe molotov janë një grup, i cili përfaqëson dhunën. Me këtë mesazh, kryebashkiaku Erion Veliaj, thotë se Tirana nuk mund të merret peng nga një pakicë e zhurmshme.

 “Kur mendoj se një pjesë e vogël ende beson te vandalizimi, te sherri, te molotovi, te shtyrja e policëve, harrojnë se bashkia nuk është ajo godina ku kam zyrën unë. Bashkia janë njerëzit, bashkia janë punëtorët, bashkia janë projekte, bashkia është ky komunitet që i ka dhënë dashuri, cilësi dhe një kontribut të jashtëzakonshëm.

Veliaj tha se deri në fund të mandatit të punojë për të çuar Tiranën përpara, edhe pse njerëzit që kërkojnë favore, vila e zarfe do të vazhdojnë ta sulmojnë atë.

“Për të gjithë ata që shtyhen dhe çirren, për të gjithë ata që vjellin vrer non stop nëpër televizione për Bashkinë e Tiranës, nuk e kanë me ju, se e shijojnë lezetin që u është rritur vlera pronës e shtëpisë, e kanë me mua, se duke i rënë kryetarit mendojnë se kapin ndonjë vilë tjetër, se kapin ndonjë një zarf tjetër; duke i rënë kryetarit mendojnë se do dorëzohem e do lodhem dhe do ta ndërpres këtë kontribut. Unë jam më i vendosur e më energjik se kurrë”- shtoi ai.

Në ditën e Punëtorëve, Veliaj ishte në Farkë, për të shpallur mbylljen e sezonit të mbjelljes së pemëve, e me premtimit për t’u rikthyer në shtator me objektivin për 2 mln pemë të mbjella.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026