Çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar projektligjin e ri për studentët e mjekësisë. Drafti i ri parashikon ulje të afateve për punë të detyruar
Ulet koha e punës së detyruar për mjekët e rinj në përfundim të studimeve. Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ka hedhur për konsultim publik pr/ligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë””, në të cilin ka parashikuar dhe uljen e viteve të punës së detyruar në Shqipëri të një mjeku nga 5 në 3 vite në përfundim të ciklit të studimeve.
Drafti i ri ligjor parashikon ulje të viteve për punësim për studentët e vitit të dytë nga 3 në 2 vite punë të detyruar në Shqipëri. Ndërsa për ata të vitit të 5 dhe 6 , nga 2 vite punë të detyruar, zbret në 1.
Mjekët e rinj janë të detyruar të punësohen në institucionet shëndetësore sipas nevojave për mjekë të shpallura nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë.
“Koha e kryerjes së procedurës për punësimin e mjekut nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, është brenda 3 muajve nga momenti i lindjes së të drejtës për punësim. Në rastet kur punësimi nuk realizohet brenda 3 muajve për shkaqe që nuk varen nga mjeku, deri në krijimin e mundësisë për punësim në institucionet shëndetësore publike, për një periudhë deri në 9 muaj, mjekut i lind e drejta të trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm në kujdesin parësor, për një periudhë jo më të gjatë se ky afat, ose të zgjedhë të punësohet në institucionet shëndetësore jo publike në vend, duke njoftuar ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe duke ruajtur të drejtën për punësim prioritar brenda periudhës 9 mujore në institucionet shëndetësore publike”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.
Pr/ligji për studentët e mjekësisë u miratua në Korrik të vitit të kaluar si masë për të frenuar largimin e mjekëve nga Shqipëria. Por ky ligj ka ngjallur pakënaqësinë e studentëve të cilët u hodhën në protesta për ta kundërshtuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë