Ekspozita Ndërkombëtare e Akuarelit çel siparin në Tiranë, marrin pjesë 20 artistë

3 Maj 2024 | 16:53

“Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit 2024” çeli të enjten siparin në Galerinë FAB, në Tiranë.

Artistë nga Shqipëria, dhe vende të ndryshme të botës, si Moldavia, Indi, Kanadaja, Peruja, Bullgaria, Meksika, Spanja, India, Kina, Turqia prezantuan veprat e tyre të artit në teknikën e akuarelit.

Kurator është “Mjeshtri i Madh”, Helidon Haliti, u shpreh se sfidë për të është realizmi në kohë reale i pikturës.

“Në fakt është kënaqësi e madhe. Shqipëria i shkon shumë mediumit të akuarelit. Sfida e madhe që kemi është forca e realizimit live i pikturimit. E kam si sfidë. Të jesh i veçantë në botë është gjithçka”

Haliti theksoi se kjo ekspozitë do ju shërbejë shumë dhe studentëve për të krijuar personalitetin e tyre artistik.

“Studentët e mi do të  kenë mundësi të shohin një koleksion të plotë. Kanë se çfarë të huazojnë të marrin sa më shumë e më pas të krijojnë individualitetin e tyre”

Fillimet e këtij arti patën sfidat e tyre përfshirë dhe habinë e artistëve të huaj që nuk arritën të kuptonin teknikën kuratorit.

Ky festival është pritur me shumë entuziazëm nga artistët, jo vetëm nga Shqipëria por dhe rajoni.

“Kam ardhur enkas për këtë ekspozitë. Ekspozita e akuarelit është me e vlefshmja”- tha Turan Bajraktari nga Peja

“Është kënaqësi kur merr pjesë jo thjeshtë si vizitor i artit pamor, i një teknike të lartë sensible dhe transparente siç është kjo veprimtari me miqtë e Helidonit nga të gjitha anët e botës”- tha artisti Lefter Ceko.

Ky aktivitet artistik do të zgjasë nga data 2-10 Maj 2024, duke shënuar kështu vitin e 11-të të organizimit të këtij festivali të rëndësishëm për botën e akuareleve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026