Raporti për kapjen e shtetit, nga 2008 në 2020 rritje e ndjeshme e korrupsioni të nivelit të lartë
Raporti i Transparency International dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim vëren një rritje të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ligjeve të bëra me porosi nga viti 2008 deri në 2020.
Në raport vërehen problematikat që ka shkaktuar ngritja me vonesë e institucioneve të reja në efikasitetin e reformës në drejtësi.
“Kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm midis viteve 2008 dhe 2020”, ky është konkluzioni në që del nga raporti i Transparency International dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Sipas raportit korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të nxitet nga privatizimi i pronës publike dhe shërbimeve, i mundësuar nga mekanizmat e pamjaftueshme institucionale të kontrollit dhe balancës së pushteteve, si dhe nga politizimi i administratës publike.
Këto faktorë, thuhet në raport, mbështeten nga një gjyqësor i korruptuar që siguron pandëshkueshmëri për autorët e krimeve.
“Dekada e fundit ka dëshmuar një forcim të bashkëpunimit midis politikës, biznesit dhe krimit të organizuar, që ka arritur kulmin e tij gjatë viteve të fundit. Kontratat qeveritare për biznese të zgjedhura dhe të lidhura me funksionarë të spikatur publikë kanë çuar në keqadministrim të pasurive publike, humbje të jetës dhe rritje të borxheve financiare që i rëndojnë taksapaguesit shqiptarë”, citon raporti i Transparency International dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Më tej në dokument thuhet se bashkëpunimi mes partive politike, zyrtarëve publikë dhe grupeve të krimit të organizuar për blerjen e votave në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme në këmbim të shfrytëzimit të institucioneve publike për interesa private, e ka dëmtuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor.
Raporti i TIA thekson se ritmi i ngadaltë i reformës në drejtësi dhe boshllëku i krijuar nga rivlerësimi gjithëpërfshirës i gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë bllokuar disa hetime dhe kanë zgjatur hetime të tjera.
Veç kësaj, sipas raportit, Kuvendi si institucioni më i rëndësishëm në drejtim të ushtrimit të mbikëqyrjes së ekzekutivit, për të siguruar që politikat publike u shërbejnë interesave publike, nuk po e përmbush mandatin e tij kushtetues.
Publikimi i këtij raporti u bë mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, por përmbajtja e tij nuk reflekton domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania