Mbyllet “Rin Show” në Korçë, ndahen çmimet për më të mirët
300 të rinj të qarkut Korçë kanë marrë pjesë në garën artistikë “Rin Show” . Konkursi ka mbyllur siparin në pallatin e sportit, ku u ndanë edhe cmimet në aktrim e kërcim.
Gara e përvitshme artistike e gjimnazeve të Korçës është përmbyllur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ku 300 të rinj shpalosën talentet e tyre para jurisë së zgjedhur. Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit në konkurs morën pjesë edhe të rinjtë e talentuar të gjimnazeve të Pogradecit, Kolonjës, Devollit e Maliqit, nga të cilët u spikatën talentet më të veçanta në aktrim
Unë vura në skenë dramën e” Shtëpi Kukulle”, ishte një nga dramat më të vështira por vërtet ja dolëm. Në 2023 ishte hera e parë që performoja në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”. Do vazhdoj për aktore profesioniste, jam e emocionuar”,-tha Elena Stena, aktorja më e mirë 2024(Gjimnazi i Devollit)”
“Kam rreth rreth 3 vite që ushtrohem, më jep kurajo që ta vazhdoj dhe me pëlqen shume. Kam luajtur pjesën e Vangjelit me Tanën të Andon Zako Çajupit, 14 vjeç Dhëndër. Shumë i emocionuar e i gëzuar”,-tha Vilson Mançe (aktori karakter më i mirë – Gjimnazi Maliq)”
Për drejtoreshën e Artit dhe Kulturës në qytetin e Korçës po lindin talente, me të rinj të edukuar pas folklorit dhe jo vetëm.
“Rin Show e tregon më së miri se Korça ka shumë talente dhe këtë herë jo vetëm qyteti por gjithë qarku, këtë herë u bashkuan Kolonja, Pogradec, Devolli e Maliqi. Jo vetëm që ka talente por fëmijët po edukohen me dashuri për folklorin, vallet, këngët popullore, po edukohen me një tjetër lloj kulture. Përveç talentit dhe dëshirës po edukohen”,-tha Zamira Kita.
Çmimin e shfaqjes më të mirë e fitoi” Kolegji Preka “ndërkohë që çmime pati edhe për këngëtarët dhe valltarët që interpretuan në skenë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta