Algjeria ndalon shfaqjen e filmit “Barbie” nëpër kinema

15 Gusht 2023 | 14:59

Algjeria e ka ndaluar shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema, nën arsyetimin se ndeshet me parimet morale. Barbie, film që ka arkëtuar 1.2 miliard dollarë nëpër kinema në gjithë botën, është shfaqur në kinematë e Algjerisë prej 19 korrikut, deri më 13 gusht.

Kompania për shpërndarje të filmit në këtë shtet nuk e ka bërë të ditur arsyetim për mosshfaqje të tij. Agjencia e lajmeve 24 Algerie ka thënë se filmi është tërhequr për shkak të shkeljes së parimeve morale, duke i cituar disa burime.

“Algjeria është përfshirë në situatë kundërthënëse për Barbien, për shkak të skenave që janë për të rritur” dhe për aludimet për homoseksualitet, ka thënë agjencia tjetër e lajmeve TSA.

Ndonëse filmi është mbështetur nga komunitetit LGBT (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë) në gjithë botën, në film nuk ka referenca për marrëdhënie seksuale mes personave të gjinisë së njëjtë.

Ministria e Kulturës në Algjeri, e cila zakonisht deklarohet për këto çështje, deri më tani ka qëndruar e heshtur. Vendim të ngjashëm kanë marrë edhe vendet tjera në rajon. Kuvajti e ka ndaluar shfaqjen e filmit duke thënë se shqetësohet për çështje etike.

Ministria e Kulturës në Liban ka thënë se u ka kërkuar autoriteteve ta ndalojnë shfaqjen e filmit për shkak të “promovimit të homoseksualitetit”. Ky film nuk është shfaqur as në Katar, dhe as nuk ka pasur njoftim zyrtar për të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026