Anëtarësimi i Kosovës në KiE, reagon Sergei Lavrov

6 Maj 2024 | 09:33

Ministrat do të marrin vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në KiE këtë ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka vijuar me sulmet e tij kundër Kosovës. Në një intervistë për një media të Banja Llukës ka përsëritur qëndrimin rus duke thënë se Kosova është “territor i paligjësisë”, dhe sipas tij vendimi në Asamblenë e Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës është i “turpshëm”.

“Për disa ditë, javë, edhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të vendosë për këtë çështje dhe nuk ka dyshim se do të marrin të njëjtin vendim”, tha ai.

“Aktivitetet e tyre në lidhje me Kosovën dhe Këshillin e Evropës tashmë po e arsyetojnë me faktin se në Kosovë ka progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, në krijimin e një sistemi gjyqësor efikas. Por të gjithë e dinë se Kosova është një territor i paligjësisë”, tha Lavrov.

Kryediplomati rus tutje e ka nxitur Serbinë duke folur kundër rezolutës së OKB-së për Srebrenicën.

“Qëllimi për të shtypur serbët ende është duke vazhduar. Dhjetë vjet më parë, ata u përpoqën të miratonin një rezolutë të tillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne vendosëm veton ndaj saj. Është e pamundur të shpjegohet se si drejtohen evropianët në terma praktikë kur e shtyjnë këtë ide, përveç një arsyeje: serbët janë shumë kokëfortë. Serbët nuk i binden kërkesave për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, serbët nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, ata nuk duan që Kosova të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare”, tha Lavrov.

Ai pretendon se kjo është një lëvizje me të cilën Perëndimi i jep ultimatum Beogradit.

“Në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik portretizohet si personazhi negativ kryesor, i cili gjoja shkatërron Dejtonin, megjithëse ai dhe ekipi i tij janë të vetmit në Bosnje që luftojnë për parimet e Dejtonit”, tha kreu i diplomacisë ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026