Kampionati italian prodhon rezultate interesante 3 javë përpara fundit
3 javë mbeten për tu luajtur në kampionatin Italian, aty ku duket se disa prej verdikteve janë të tashmë të konfirmuara, teksa ka ende alternative sa i përket zonës së Europës. Momentalisht vetëm Milani dhe Interi e kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions League vitin e ardhshëm, kujtojmë që zikaltrit u shpallën poashtu kampionë të Serie A.
E diela prodhoi rezultate interesante, natyrisht ai mes Milanit dhe Genoas, me sfidën e mbyllur në shifrat 3-3. Një përballje e nisur mirë për miqtë, të cilët gjetën avantazhin në San Siro me Reteguin, por Florenzi riktheu ekuilibrat. Ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban mendoi për golin e dytë, por Gabbia do të dërgonte shifrat në barazim, e më tej Giroud kaloi për herë të parë në avantazh kuqezinjtë. Një autogol i Thiaw vulosi barazimin 3-3.
Pas barazimit të Cagliarit ndaj Lecces, Empolit me Frosinonen dhe atij në Milano, ishte radha e Olimpicos, që të mos prodhonte një fitues. Roma dhe Juventus ndanë nga 1 pikë, ndërsa aktualisht të dyja e shohin veten në Champions, edhe pse ka ende ndeshje. Lukaku e Bremer ishin autorët e golave me sfidën e mbyllur 1-1. Ajo cka bie në sy në kampionatin Italian është Napoli që e sheh veten jashtë Europës, por ka një ndeshje më pak të luajtur. 4 sfidat e radhës për kampionët e vitit të shkuar janë ato ndaj Udineses, Bolognas, Fiorentinës dhe Leçes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet