Veriu i Shqipërisë plot me makina, më shumë mjete për 1000 banorë se në Qendër e Jug

6 Maj 2024 | 13:48

Veriu i Shqipërisë është zona me më shumë makina. Sipas Eurostat, për vitin 2022, shkalla e motorizimit është 260 automjete për një mijë banorë, më e larta në vend. Në zonën e qendrës ka 226 mjete për 1000 banorë dhe në jug ka 212 mjete për një mijë banorë.

Vendi ynë është i treti në rradhë sa i takon shkallëz së ulët të motorizimit ne Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169). Ndërsa në Bashkimin Europian, në vitin 2022, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për 1000 banorë në BE ishte 560.

Ndërkohë në Evropë, tre vendet me shkallën më të lartë ishin në Itali, Ndër 10 rajonet me shkallën më të lartë të motorizimit, 6 ishin në Itali dhe 1 në Finlandë, Greqi, Holandë dhe Çeki.

Nga 10 rajonet me shkallën më të ulët të motorizimit, 4 ishin në Greqi, 2 ishin në Francë, 2 në Rumani dhe 1 në Gjermani dhe Austri. Veçanërisht, 2 prej tyre ishin zonat metropolitane të Berlinit (331) dhe Vjenës (366).Normat rajonale të motorizimit (makina pasagjerësh për 1 000 banorë) janë shpesh të lidhura me kushtet ekonomike, por gjithashtu mund të ndikohen nga rrethana specifike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026