Përgjysmohen studentët në shkenca, 50% më pak se në 2021-shin
Shkencat natyrore, matematika dhe statistika, po njohin çdo vit rënie të numrit të studentëve që zgjedhin të regjistrohen.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin akademik 2023-2024 në këto degë janë regjistruar 2.297 studentë, shifër kjo rreth 50% më e ulët krahasuar me vitin 2021-2022 ku numëroheshin 4.553 studentë në vitin e parë.
Ekspertët e shohin me shqetësim këtë rënie të interesit, duke rrezikuar që në të ardhmen të mos ketë mësues matematike, kimie apo fizike për brezat e rinj.
Paralelisht, interesi në rënie ka ardhur edhe për shkenca arsimi, humane apo sociale, degë të cilat kanë shënuar rënie të numrit të studentëve.
Biznes, administrim dhe ligj janë degët që kanë numrin më të lartë të studentëve të regjistruar, por edhe këto kanë njohur rënie të numrit të të rinjve që i përzgjedhin nga viti në vit.
Në dy vitet e fundit, interesi i të rinjve për tu shkolluar është drejt lëndëve mjekësore por edhe Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim. Degë këto që kanë një kërkesë edhe për punësim në nivel ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi