Berlini ndërpret vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

30 Mars 2021 | 17:39

Berlini vendosi të martën që të ndërpresë përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të “AstraZeneca” për personat nën 60 vjeç, për shkak të rasteve të mpiksjes së gjakut.

Zyrtari i lartë shëndetësor i Berlinit, Dilek Kalayci, deklaroi se vendimi u mor si një masë paraprake pasi sipas të dhënave, 31 persona që kanë bërë së fundmi vaksinën, kanë pasur mpiksje të rrallë të gjakut. Nëntë prej këtyre personave kanë humbur jetën. Të gjitha rastet, përveç dy prej tyre, ishin gra të moshës 20 deri 63 vjeç, sipas institutit Paul Ehrlich. Masa është vendosur nga përfaqësues të 16 njësive federative të Gjermanisë.

Rastet e vaksinimit që kanë pësuar mpiksje të gjakut gjatë këtij muaji, të njohur si trombozë e venave sinusale, nxitën disa vende evropiane që të ndalonin përkohësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”.

Të hënën, Kanadaja pezulloi përdorimin e vaksinës “AstraZeneca” për njerëzit nën moshën 55 pas shqetësimeve se mund të shkaktojë mpiksje të gjakut.

Agjencia Evropiane e Barnave arriti në përfundimin se përfitimet që sjell kjo vaksinë janë më të shumta se rreziqet, megjithatë personat që vaksinohen duket të paralajmërohen për efektet e mundshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026