“Do flas më vonë”- Gjyqi për 31-vjeçarin, ç’ndodhi kur mori vesh gjetjen e djalit

7 Maj 2024 | 16:14

Në një gjendje të rënduar psikologjike shtetasi Erdgys Arrazi, u paraqit këtë të martë në gjykatën e Shkodrës, ku iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”.

31-vjeçari deklaroi në seancë se në këto momente nuk mund të fliste për shkak të gjendjes emocionale.

“Jam dakord me deklarimet e avokatit dhe mund të flas në një moment më të vonë”, deklaroi 31-vjeçari.

Ndërkohë avokati mbrojtës Blerim Bazhdari kërkoi në seancën lirimin e klientit të tij, pasi nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon policia dhe prokuroria apo edhe motra e viktimës.

Pala mbrojtëse paraqiti një prej recetave mjekësore të Alma Arrazit që sipas avokatit vërteton se 39 vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij.

Ndërkohë avokati Bazhdari i ka komunikuar pak përpara seancës shtetasit Erdgys Arrazi gjetjen e trupit të fëmijës së tretë, djalit të vogël 3 vjeçar, informacion i cili e ka rënduar psikologjikisht 31 vjeçarin. Pala mbrojtëse tha se nuk ka asnjë provë se Erdgys Arrazi është shkaktar i vetëvrasjes të 39 vjeçares ndërsa tha se ndalimi është i paligjshëm dhe se klienti i tij duhet që të lirohet sepse nuk ka asnjë provë nga policia apo prokuroria.

Avokati mbrojtës sqaroi edhe lidhjen e pretenduar të Erdgys Arrazit duke thënë se edhe nëse ka patur, kjo nuk përbën një vepër penale. Pala mbrojtëse hodhi poshtë çdo pretendim mbi dhunën psikologjike që pretendon policia dhe prokuroria dhe se për këtë mungojnë provat. Sipas tij Erdgys Arrazi është një prind që është kujdesur për familjen e tij dhe se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten e cila kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes dhe mbytjes së 3 fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026