Nis Eurovision 2024, kur pritet të performojë Shqipëria

7 Maj 2024 | 16:42

Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli më i rëndësishëm europian i këngës, i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa.

“Eurovision 2024” konkursi i këtij viti do të mbahet në Malmo në Suedisë me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj. Artistet pjesëmarrës siç e do tradita kanë bërë dhe paradën e tyre në tapetin Turkez.

Shqipëria do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 ku pas hedhjes së shortit, u caktua se ajo do të jetë e 2-ta në radhë, të enjten e 9 majit, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë.

Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2024 me këngën “Titan”. Kjo këngë mori çmimin e parë nga votat e publikut në Festivalin e 62–të të Këngës në RTSH.

Sa i përket votimit, shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.

Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the ëorld (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026