Raporti mbi kapjen e shtetit, Vurmo: Nuk është shkelur ligji, është manovruar me mangësinë e tij

30 Mars 2021 | 19:29

Raporti i Transparency International vëren se kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm midis viteve 2008 dhe 2020. Drejtori i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Gjergji Vurmo ka folur për Euronews Albania mbi rëndësinë e këtij raporti dhe mënyrën se si është bërë ligj bërja me posori në vendin tonë.

“Unë do të thoja raporti i Transparency International është ndër raportet më të rëndësishme dhe të forta për Shqipërinë dhe për Ballkanin Perëndimor, plus Turqinë. Një nga fenomenet që ky raport prek është fenomeni i kapjes së shtetit për të cilin ka pasur shumë diskutime por shumë pak burime analitike të studimeve. Për herë të parë, sidomos për pjesën e ligj bërjes me porosi ky është raporti i parë ky është raporti i parë në nivel botëror që analizon, investigon dhe bën një vlerësim të ligj bërjes me porosi”, u shpreh Gjergji Vurmo.

Z. Vurmo theksoi se në rastin e vendit tonë nuk është shkelur ligji në mënyrë të drejtpërdrejtë, por është manovruar me mangësi ligjore dhe me mungesë integriteti në proceset e ligj bërjes.

“Njerëzit mund të presin që ligjet me porosi bëhen duke shkelur ligjet dhe rregullat, në rastin tonë ligjet me porosi janë bërë duke manovruar në mënyrë mjeshtërore boshllëqet ligjore dhe mungesën e integritetit të disa proceseve të ligj bërjes”, u shpreh z. Vurmo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026