Presidenti kinez Xi Jinping në Serbi, pritet nga Vuçiç
Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Serbi të martën në mbrëmje i shoqëruar nga avionët MIG-29 në një vizitë me masa të larta sigurie, që përkon me 25-vjetorin e bombardimit nga NATO të ambasadës kineze në Beograd, ku u vranë tre gazetarë kinezë.
Serbia, pas Francës, është ndalesa e dytë në vizitën e parë të Presidentit Xi në Evropë në pesë vjet, ku përfshihet edhe një vizitë në Hungari. Në Serbi, e cila shihet si partneri më i rëndësishëm i Kinës në Ballkan, Presidenti Xi pritet të diskutojë investimet e Kinës në vend dhe marrëveshje të reja të mundshme.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe zyrtarë të qeverisë e pritën Presidentin kinez Xi në aeroportin e Beogradit, ku u prit nga një roje ushtarake e nderit dhe grup kërcimtarësh folklorikë. Të dy udhëheqësit do të zhvillojnë një takim dypalëshë të mërkurën.
Më 7 maj 1999, 20 shtetas kinezë u plagosën në sulmin e NATO-s, i cili shkaktoi zemërim në Kinë dhe një kërkim falje nga presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton.
Ambasada u godit gjatë një fushate ajrore kundër Jugosllavisë së atëhershme për të detyruar presidentin serb Slobodan Millosheviç që t’i jepte fund shtypjes së shqiptarëve në Kosovë.
“Populli kinez e vlerëson paqen, por kurrë nuk do të lejojë përsëritjen e tragjedive të tilla”, tha Presidenti Xi në një artikull të opinionit në të përditshmen “Politika” të martën.
Rrugët e Beogradit u zbukuruan me flamuj kinezë dhe pankarta ndërsa mijëra oficerë policie u angazhuan për t’u kujdesur për sigurinë e Presidentit Xi dhe delegacionin e tij 400 anëtarësh, vizita e nivelit më të lartë nga një udhëheqës i huaj në vite.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu