VIDEO| Dalin pamjet nga operacioni, si u zbulua “shtëpia e barit” në Tepelenë
Policia e Tepelenës ka shpërndarë pamjet nga aksioni anti-drogë i policisë ku u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike me llamba, që shënon edhe rastin e parë në këtë zonë.
Në ambientin e përshtatur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Veliqot u gjetën dhe u sekuestruan 249 bimë narkotike të mbjella në vazo, 25.35 kg lëndë narkotike cannabis sativa, llamba, pajisje ventilimi dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
“Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në fshatin Veliqot, në kuadër të operacionit të koduar “Closed”, kanë zbuluar një ambient (banesë të pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, në vazo.
Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249 bimë narkotike të mbjella në vazo, 25.35 kg lëndë narkotike cannabis sativa, llamba, pajisje ventilimi dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: D. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Veliqot (pronari i banesës) dhe E. Sh., 47 vjeç, banues në Sarandë, bashkautorë në këtë veprimtari kriminale”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut