Aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, arrestohet shoferi i “BMW”
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar drejtuesin e automjetit tip “BMË” të përfshirë në aksidentin fatal të ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë.
Në pranga u shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, i vetmi i mbijetuar nga 3 drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident.
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mbrëmjen e së dielës në rrugën kombëtare Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur bypassi i Tepelenës.
Rreth orës 19:00 tre automjete u përfshirë në një aksident si shkak i të cilit u regjistruan katër viktima dhe dy të lënduar në gjendje të rëndë.
Fillimisht makina tip Mercedez me targa AA414JB u përplas me makinën Tojota Jaris me targa AA314JG dhe me pas tij automjeti BMW AB212JL. Gjatë aksidentit humbën jetën drejtuesi i Mercedesit Riza Rapaj, 42 vjeç, Lavdosh Bega, 62 vjeç drejtuesi i Tojotës, bashkëshortja e tij Lefteri Bega, rreth 57 vjeçe dhe Afërdita Bega, rreth 85 vjeçe që udhëtonin në të njëjtin mjet.
Dy personat e plagosur u transportuan fillimisht në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës dhe më pas për një ndërhyrje më të specializuar në spitalin e Traumës. Ndër pistat kryesore të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë janë për një parakalim të gabuar ose prania e lagështisë në asfalt.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë