Adoleshentët në Tiranë kanosin punonjësit e policisë, arrestohen
Policia e Tiranës ka arrestuar dy adoleshentë të cilët kanë kundërshtuar dhe kanë kanosur dy efektivë për shkak të detyrës.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit E . G., 19 vjeç dhe K. A., 18 vjeç, të cilëve gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëviznin dhe në banesën e 19-vjeçarit janë gjetur dy mjete prerëse tip thikë.
Materialet në ngarkim të adoleshentëve i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit E. G., 19 vjeç dhe K. A., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës policie. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe kontrollit të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër