Ekuador, postimi në Instagram që tradhtoi modelen e ekzekutuar në restorant

8 Maj 2024 | 14:07

Një postim në Instagram me një foto të ushqimit që ajo porositi duket se është ajo që ka tradhtuar modelen ekuadoriane e cila u vra në mes të ditës në një restorant disa ditë më parë.

Sipas Telegrafit,  23-vjeçarja Ladi Paraga Goiburo kishte postuar për 173 mijë ndjekësit e saj në Instagram një foto të pjatës me oktapod ceviche që kishte porositur në 28 prillin fatal.

Sipas raportit, në foto tregohej emri i restorantit ku ndodhej 23-vjeçarja ish-Miss Ekuadori, që dyshohet se ka mjaftuar që atentatorët e saj të gjenin se ku ndodhej ajo për ta vrarë.

Pak pas postimit Paraga pa dy persona të maskuar që hynë në restorant dhe e ekzekutuan me gjakftohtësi.

Atentati ndaj saj ndodhi dy muaj pasi u zbulua se ka qenë në një lidhje me kriminelin famëkeq, Leandro Noreo.

Bosi i kokainës në Ekuador, i njohur ndryshe me nofkën “El patron”, u ekzekutua teksa vuante dënimin në burg në vitin 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026