Arrestohet 37-vjeçari, i gjenden 1 mijë fara kanabisi gati për shitje
Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës pasi iu gjetën rreth 1 mijë fara kanabisi me qëllim shitjen e tyre për t’u kultivuar më pas.
Policia bën me dije se 37-vjeçari banues në Lezhë u arrestua në flagrancë në aksin Lezhë-Shkodër, teksa do të shiste farat e kanabisit që posedonte me vete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Lezhë, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. M., 37 vjeç, banues në Lezhë.
Nga kontrolli fizik i kryer në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, këtij shtetasi iu gjetën 1000 fara cannabisi, të cilat i posedonte për t’i shitur, me qëllim kultivimin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.