Media greke: Rama nuk ka ende leje për sallën ku do të mbahet takimi në Athinë

9 Maj 2024 | 11:40

Mediat greke shkruajnë se organizatorët e vizitës të kryeministrit Rama në Athinë, janë ende në kërkim të një ambienti për të mbajtur takimin.

“Edi Rama deri tani është “i pastrehë”, pasi mbajtja e takimit në Stadiumin e Paqes dhe Miqësisë në Athinë duket se nuk po ecën përpara. Kërkimi për një hapësirë për takimin nisi nga Teatri i Krishtlindjeve në Galat, i cili u “bllokua” me këshillën e kryebashkiakut për biznesmenin që e menaxhon”, shkruan Protothema.

Mediat fqinje shkruajnë se nuk dihet ende ku do të mbahet takimi i shefit të qeverisë shqiptare me Diasporën në Athinë.

“Pala shqiptare deri në mëngjesin e të enjtes nuk i ka dorëzuar zyrtarisht asnjë kërkesë administratës së SEF-it , për mbledhjen e Bordit të stadiumit dhe miratimin e kërkesën. Ata nuk kanë paraqitur asnjë ofertë financiare.

E vetmja kërkesë që ata bënë ishte për sallën Melina Merkouri, e cila ka një kapacitet të vogël, nën 1000 persona, ndërkohë që ata kërkojnë një hapësirë ​​të madhe që mund të strehojë 4000 deri në 5000 persona.

Ata kërkuan verbalisht arenën ku luan Olympiacos, por nuk e bënë kërkesën me shkrim. Drejtuesit e SEF-it ishin në një linjë me Janis Vrutsis dhe Giorgos Gerapetritis, të cilët kishin theksuar nevojën për të kërkuar gjithçka me shkrim, me klauzola të forta”, shkruan media greke.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026