Takimi i Ramës me diasporën në Athinë, Mitsotakis: S’është ftuar, por nuk e ndalojmë

8 Maj 2024 | 16:03

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka komentuar vizitën që pritet të zhvillojë kryeministri Edi Rama në 12 maj në vendin fqinj.

Përmes një interviste për mediat vendase, Mitsotakis tha se Rama nuk është i ftuar i qeverisë greke, por po shkon atje për të biseduar me bashkatdhetarët shqiptarë.

“Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket e panevojshme, prandaj thashë që është një zgjedhje e panevojshme. Ne kemi probleme me marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai dhe shtoi se çështja e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit është europiane, jo dypalëshe.

Megjithatë ai tha se nuk do të ndalojë tubimin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Greqi, por as nuk do të lehtësojë atë.

Po ashtu ai vuri në dukje se minoriteti grek në Shqipëri është i përfaqësuar në fletën europiane të partisë që ai drejton, Neo Demokracia, me dy kandidatë, siç sipas tij, janë edhe qytetarët myslimanë grekë, gjë që nuk ndodh në fletëvotimet e dy partive të tjera të mëdha greke.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026