“Kohë e artë” për bizneset- BSH: 94% e ndërmarrjeve raportojnë fitim
Bizneset në vend po kalojnë një situatë të mirë. Kriza e cmimeve dhe kreditë e shtrenjtuara duket se janë tejkaluar. Në një vrojtim i Bankës Qendrore për gjendjen e tyre financiare dhe ngarkesën me borxh, 94% e sipërmarrjeve raportojnë fitim.
Po ashtu, shumica dërrmuese e bizneseve deklarojnë se ecuria e shitjeve dhe e rezultatit financiar vlerësohen pozitive krahasuar me gjashtëmujorin paraardhës.
Pritjet mbeten optimiste edhe për muajt në vazhdim, teksa ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha presin rritje të mëtejshme të shitjeve.
Po ashtu edhe pesha e kompanive që kanë hua për të paguar rezulton me rënie 2%. Këtë vit, rreth 36% e subjekteve deklarojnë se kanë aktualisht hua për të paguar.
Sektori i shërbimeve ka pësuar uljen me të madhe të huave që ka për të paguar e ndjekur nga tregtia. Kjo ecuri lidhet direkt me ecurinë e sektorit të turizmit.
Rreth 87% e ndërmarrjeve e konsiderojnë të përshtatshëm nivelin e tyre të huamarrjes, por ndërmarrjet e vogla shfaqin kërkesë më të lartë për financim.
Megjithatë, nuk mungojnë edhe problemet, teksa bizneset raportojnë për rritje të kostove të prodhimit dhe me gjetjen e stafit të kualifikuar.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut