Nis sezoni turistik në Sarandë, probleme me gjetjen e stafit, shtohen kapacitetet

9 Maj 2024 | 17:00

Saranda duket se po nis një sezon turistik të mbarë, nisur nga prezenca e lartë e pushuesve gjatë muajve të pranverës.

Por, prej vitesh industria e turizmit po përballet me vështirësitë për të gjetur puntorë, në sektorin e shërbimit. Shkak për këtë është berë largimi i të rinjëve dhe shtimi i kapaciteteve turistike.

“Problemi i punësimit është një problem, që nuk është i sivjetshëm, ka 3-4 vite. Një pjesë e specialistëve që ka Saranda, kanë ikur në perëndim…”, tha operatori turistik Armando Magllara.

“…njëkohësisht ka rritje të turizmit, janë shtuar kapacitet , është shtuar sherbimi që ka qen një problem shumë i madh i Sarandës, nuk kemi qen ne nivelet e duhura me shërbimin”, shtoi ai.

Kjo i detyron operatorët turistik që stafin sezonal ta kërkojnë jashtë Sarande dhe me kosto më të larta, për shkak të akomodimit të tyre.

“Gjatë periudhës së verës pjesa lindore e shqipërisë Korca, Elbasani fillon bje pak puna, kurse pjesa e bredgetit rritet dhe specialistet e shërbimit në këto qytete fillojn e zbresib në bregdet. Ne e shfrytëzohm dhe arrijm te plotesojm nevojat tona”, tha Magllara.

“Jemi të detyruar që ti akomodojm, kemi marrë banesa me qira i kemi strehuar. Pagesat për shërbim besoj kanë kaluar në standard europian, nuk besoj se do kete një vend që do paguaj poshtë 1000€ në shërbim, pastaj kuzhina është gjë tjetër”, shtoi ai.

Përtej vështirësive në gjetjen e stafit të kualifikuar, Saranda këtë vit i ka marrë impulset për një sezon të mbarë më herët se vitet e shkuara.

“E veçanta është sivjet, që sezoni turistik ka filluar një muaj më përpara. Dmth muaj prill ka qen fillime te vogla, kurse muaji maj relativisht ka nisur mirë. Nuk po them që është 100% në kapacitet, por ka filluar mirë ka qen te 30-40%. Mendoj që mund të jetë një sezon i mirë, dhe i suksesshëm”, shtoi më tej Magllara.

“Ka patur spanjoll, cuditërisht kanë filluar vijnë edhe grek, italian kanë filluar që vijnë, jo në masën që vijnë në gusht, por kanë filluar vijnë. Nordikët, pjesë e Sarandës, ata nuk largohen…”, përfundoi ai.

Në Sarandë janë optimistë që ky vit turistik do të vendosë rekorde të reja, përsa i përket numrit të pushuesve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026