“Më goditi në kokë”- Këngëtarja shqiptare denoncon për dhunë burrin e vëllain e saj
Këngëtarja nga Kosova, Teuta Selimi, ka denoncuar për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj.
Sipas mediave në Kosovë, bëhet me dije se të dyja denoncimet e artistes janë bërë brenda 48 orëve.
Denoncimi i parë ndodhi në orët e para të së mërkurës, ku ajo raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri.
Sipas denoncimit mësohet se një konflikt verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, ku Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën.
Po ashtu, mesnatën e kaluar, këngëtarja është paraqitur sërish në Polici, për të denoncuar për dhunë vëllanë e saj, Agron Selimin. Dyshohet se vëllai e ka sulmuar fizikisht, pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit.
Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata të dy do të hetohen për veprën penale ‘dhunë në familje’.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 10:32 930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo
- 10:20 Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje
- 10:18 JD Vance bëhet baba për herë të katërt, lind fëmija i parë i një zv.presidenti në detyrë pas më shumë se 150 vitesh
- 10:14 Protesta e paralajmëruar e qytetarëve, vendoset përpara Parlamentit një makinë ujëhedhëse (VIDEO)
- 10:08 Scaloni paralajmëron largimin nga Argjentina pas finales së Kupës së Botës, shpërthen në lot gjatë konferencës për mediat (VIDEO)
- 09:59 Pas muajsh tensionesh politike SHBA-Spanjë, Sanchez dhe Trump takohen në finalen e Kupës së Botës