Rama ndan fotot nga takimi i parë me shqiptarët në Athinë: Janë histori krenarie
Pak ditë para 12 majit kur pritet që kryeministri Rama të vizitojë emigrantët në Athinë, ai ka shpërndar në faqen e tij në Facebook, foto nga takimi i parë i mbajtur me emigrantët shqiptarëatje. Fotot janë shkrepur në vitin 2006 kohë, kur Rama drejtonte opozitën.
Krahas fotove, kryeministri shkruan se në 18 vjet shumë gjëra kanë ndryshuar, por veçanërisht shprehet ai “s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë”, ndërsa ndalet te vështirësitë që kanë kaluar shqiptarët që emigruan ndër vite e që sot janë histori krenarie kombëtare, qytetarie europiane dhe suksesi të pamohueshëm.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta, shqiptarët e Greqisë janë sot një histori krenarie kombëtare, qytetarie europiane dhe suksesi të pamohueshëm”,-shkruan kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha