Rama publikon shifrat, sa turistë të huaj vizituan Shqipërinë në prill
9 Maj 2024 |
14:43
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e vet në Facebook disa shifra lidhur me numrin e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në muajt e parë të 2024.
Rama shprehet se vetëm në muajin prill më vendin e vizituan 800 mijë turistë të huaj.
“Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill duke i çuar në 2,3 milionë flukset turistike hyrëse në muajt e parë të 2024, ose +38% më shumë se një vit më parë, teksa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me institucionet publike, me bashkitë dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime”, shkruan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Nuk na duhet turizmi masiv në Shqipëri, duhen turistë që konsumojnë shumë
- 300 biznese të reja në Vlorë, turizmi rrit kërkesën, sfidë mbetet punësimi afatgjatë
Lajme të Sugjeruara
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë