300 biznese të reja në Vlorë, turizmi rrit kërkesën, sfidë mbetet punësimi afatgjatë

28 Prill 2024 | 16:25

Turizmi masiv ka shtuar numrin e sipërmarrjeve të reja në Vlorë. Vetëm këtë vit numërohen 283 të tilla, ndërsa sfidë mbetet menaxhimi me fuqi punëtore.

Këtë vit në qarkun e Vlorës janë hapur 283 biznese. Ata janë përqendruar kryesisht përgjatë vijës bregdetare të Lungomares, Orikumit e Radhimës.

“Përpara nisjes së sezonit turistik, nga regjistrimet e kryera për muajt janar shkurt dhe mars 2024, kemi një numër subjektesh për janarin 98 subjekte, 98 subjekte dhe në muajin shkurt dhe në muajin mars 87 subjekte të regjistruar rishtazi”,-tha Ermal Pekmezi, drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve në Vlorë.

Përveç sipërmarrjeve të reja, në muajin prill kanë hapur aktivitetin edhe bizneset sezonalë të Borshit, Himarës dhe Dhërmiut”

“Kemi dhe riaktivizim të atyre subjekteve që përgjatë sezonit dimëror, aktivitetin e tyre e kanë pezulluar, muaji prill korrespondon me aktivizimin e këtyre subjekteve,-tha Ermal Pekmezi.

Vlora po njeh rritje të turizmit këto vite dhe kjo kërkesë ka nxitur zhvillimin e biznesit, por sfidë për këta të fundit mbetet gjetja dhe mbajtja e një stafi të qëndrueshëm.

“Problem më i madh që do të kemi këtë vit, ne si operatorë turistik po shfrytëzojmë në maksimum jo vetëm burimet njerëzore në qarkun e Vlorës, por tani në qarqet e Fierit, Beratit, dhe po na vijnë dhe çdo ditë punonjës të huaj nga vende të ndryshme. Kjo për faktin se nuk diskutohen më pagat, por nuk ka më punonjës të lirë që kërkojnë punë, shumë subjekte të reja po hapen çdo vit, në sektorin e turizmit, në sektorin e akomodimit dhe kërkohet staf çdo vit”,-tha Vasil Bedinaj.

Operatorët turistikë tregojnë se në sektorin e kuzhinës po plotësohet stafi me shtetas turq, për sektorin e mirëmbajtes, shtetas nga India, ndërsa sanitaret vijnë nga Nepali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026