Rama: Nuk na duhet turizmi masiv në Shqipëri, duhen turistë që konsumojnë shumë

29 Prill 2024 | 12:33

U zhvillua këtë të hënë Konferenca Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, një organizim i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, kryetarëve të bashkive dhe kabinetit qeveritar.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë theksoi se Shqipërisë nuk i duhet një turizëm masiv. Ai nënvizoi se 100 mijë turistë që konsumojnë shumë janë më mirë se 1 milion turistë që konsumojnë pak.

Pasi këta të fundit sipas kreut të ekzekutivit nuk i vendosin organizmat e vendit që merren me pastrimin e mbetjeve në një presion të jashtëzakonshëm.

Rama shtoi se Shqipërisë nuk i duhet thjesht që të rritet numri i turistëve të huaj, por duhet që vendi të kthehet në një destinacion për të gjithë kategoritë e turistëve.

“Ne nuk na duhet një Shqipëri destinacion i turizmit masiv. Ne nuk na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve të huaj, ne na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve dhe që arrin të formulojë një ofertë, ku nuk janë numrat në pamje të parë që kanë rëndësi, por është cilësia e numrave. Çfarë do të thotë cilësia e numrave, do të thotë që në varësi të konsumit të një turisti përcaktohet edhe sa interes ke dhe me çfarë pasojash e ushqen këtë interes, që të kesh 1 milion turistë që konusmojnë pak çdo ditë, apo sa interes ke që të kesh 100 mijë turistë më shumë që konsumojnë shumë çdo ditë. Ata 100 mijë që konsumojnë shumë mund të sjellin të ardhura më shumë se ata 1 milion që konsumojnë pak. Ama nuk e vendosin vendin nën presion e jashtëzakonshëm që lidhet me pastrimin, me trajtimin e mbetjeve. Pasi tjetër është të pastrosh dhe të trajtosh mbetje për 100 mijë dhe tjetër është të trajtosh dhe të pastrosh mbetje për 1 milion turistë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026