Panairi Ndërkombëtar i Turizmit/ Rama në Madrid: U renditëm vendi i tretë në botë
Kyeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro po marrin pjesë në “FITUR” në Madrid, Panairin Ndërkombëtar të Turizmit. Kreu i qeverisë nënvizoi gjatë konferencës kushtuar Shqipërisë se vendi ynë është renditur i treti në botë sa i përket rritjes së turizmit në botë.
“Është mjaft e rëndësishme që gjendemi këtu sepse kemi parë parë vitin e kaluar një rritje me rëndësi të turistëve spanjollë në Shqipëri. Dje mu desh të shkoja për një fizioterapi për shpinën. Fizioterapisti më tha se dy ditë më parë, e dashura ime prenotoi që të vinte në Shqipëri me familjen e saj dhe mua, ndërkohë që tani unë po kujdesem për shpinën tuaj. Kjo është diçka që do të kishte qenë e pamundur të imagjinohej pak vjet më parë kur Shqipëria ishte tejet e fshehur dhe tanimë ka gjithnjë e më shumë kërkesa për të ardhur vitin e kaluar. Shënuam Aeroportin e Tiranës me numrin më të lartë në Evropë. Bazuar në statistikat e OBT, ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite. Të tretët pa Kupën Botërore dhe pa Mekën, është një rezultat i mirë.”, u shpreh Rama.
Ndërkohë Kumbaro theksoi se marka më e mirë e Shqipërisë është mikpritja.
“Pak më parë asnjë nuk e njihte Shqipërinë, tanimë është kthyer në destinacion. Ne nuk konkurrojmë as me Greqinë, Italinë apo Kroacinë. Rrethohemi nga gjigantë të turizmit, ne plotësojmë hartën me Shqipërinë. Mikpritja që është marka jonë. Dhe fryma e mirë.”, u shpreh Kumbaro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Katari thotë se nga sulmet e Huthëve po preken dërgesat me gaz
- Skandali me arbitrimin në Itali, gjyqtari zbulon si bëhen manipulimet me VAR
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë