Skandali me arbitrimin në Itali, gjyqtari zbulon si bëhen manipulimet me VAR

24 Janar 2024 | 16:22

Kampionati italian është përfshirë vazhdimisht në skandale, teksa diçka e tillë ndodh dhe me arbitrimin atje. Vendimet e gabuara të gjyqtarëve janë të shpeshta përgjatë këtij sezoni, ku nuk kanë munguar as reagimet nga trajnerët apo presidentët e ekipeve. Kartonët e kuq, penalltitë apo golat e anuluar janë kthyer në një shqetësim për skuadrat, ku në pamje të parë duken si një gabime njerëzore.

I tillë do të cilësohej deri pak orë më parë, ku një gjyqtar i Serisë A në një intervistë për Le lene tregoji mënyrën se si funksionon arbitrimi në kampionatin Italian, si dhe ngriti një sërë akuzash për sistemin VAR. Arbitri i cili kërkon të qëndrojë anonim, për fakti nse vijon ende të jetë në aktivitet, pohoi se një anomali ka përfshirë funksionimin e tyre. E thënë më qartë, gjithçka është organizuar, fati i ekipeve është i paracaktuar, ku funksionon me anë të direktivave dhe rregullave që vijnë nga drejtuesit.

Një arbitër korrekt në fushë, nuk vlerësohet nga drejtuesit, ndërsa dikush që bindet, bën gabime të shumta, atëherë mbrohet dhe ka notë maksimale nga vëzhguesit. Në intervistën e cila po bën xhiron mediatike, gjyqtari anonym ka treguar dhe raste të shumta në të cilat kolegët e tij kanë gabuar qëllimisht. Në faullin e shkaktuar nga Bastoni në përballjen mes Interit dhe Veronës, një tjetër episode i Gattit në Juventus-Verona, penalltia e mohuar e Bolonjas apo dora e prekur nga Pulisiç në Genoa-Milan.

Këto janë disa nga rastet të cilat kanë qenë kulminante, pasi gabimet janë të shpeshta. Po ashtu dhe në dhomën VAR, ku pamjet që publikohen në episode të ndryshme, zgjidhen që të jenë sa më të paqarta, në mënyrë që asgjë të mos jetë e konstestueshme. Në një reagim të bërë nga kreu i arbitrave Gianluca Rocchi janë hedhur poshtë të gjitha akuzat e gjyqtarit që dëshiron të mbetet anonym.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026